Lajme Zone
U kritikua pas ndeshjes me Shqipërinë, si u kthye vendimtar Bellingham
SportCNA

U kritikua pas ndeshjes me Shqipërinë, si u kthye vendimtar Bellingham

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...

Në nëntorin e kaluar, pas fitores 2-0 të Anglisë ndaj Shqipërisë në Tiranë me dy gola të Harry Kane, Jude Bellingham u vu në qendër të kritikave nga një pjesë e mediave angleze.

Madje, "Daily Mail" publikoi titullin “Lëreni Jude-n në shtëpi”, duke sugjeruar që mesfushori të mos ishte pjesë e skuadrës për Botërorin 2026.

Në atë periudhë, Bellingham po kalonte një moment të vështirë dhe raporti i tij me trajnerin Thomas Tuchel konsiderohej i tensionuar.

Megjithatë, futbollisti i Real Madrid-it reagoi në Botëror. Ai realizoi nga dy gola ndaj Meksikës dhe Norvegjisë, duke arritur në kuotën e 6 golave në Botëror. Me këtë shifër, ai u bë anglezi i parë që nga Gary Lineker që shënon 6 gola në një turne madhor.

Gjithashtu, Bellingham vendosi një rekord si lojtari më i ri që shënon në dy faza eliminatore radhazi të Kupës së Botës që nga Pele në vitin 1958. Sot ai konsiderohet një nga liderët kryesorë të Anglisë në rrugëtimin drejt gjysmëfinaleve. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.