Lajme Zone
U konfliktua me disa persona, dhunohet shefi i krimeve të Sarandës
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

U konfliktua me disa persona, dhunohet shefi i krimeve të Sarandës

Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar në orët e para të mëngjesit pas një konflikti fizik me disa persona. Sipas informacioneve paraprake, situata ka nisur pas një përplasjeje mes Bakallit dhe personave të tjerë, e cila më pas ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Si pasojë e incidentit, Bakalli ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Ai është paraqitur në spital gjatë mëngjesit, ku ka marrë ndihmën mjekësore për hematoma në sy dhe lëndime të tjera. Pas mjekimit, shefi i Krimeve ka lënë ambientet e spitalit.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet po punojnë për dokumentimin e incidentit dhe identifikimin e personave që dyshohet se janë përfshirë në konfliktin fizik.