Lajme Zone
U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit nën vëzhgim nga Antidroga! Kokaina e heronia kapnin vlerën 500 mijë euro në treg
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit nën vëzhgim nga Antidroga! Kokaina e heronia kapnin vlerën 500 mijë euro në treg

Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër sasitë më të mëdha të drogave të forta të sekuestruara nga Policia e Tiranës në kuadër të operacioneve kundër narkotikëve.

TIRANË- Mirland Herri dhe Luftim Hoxha, të cilët u arrestuan pasditen e 23 gushtit për trafik droge, janë mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim nga Antidroga e Policisë së Tiranës, e cila ka përdorur metoda speciale të hetimit për dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal. Në kuadër të operacionit “Drejtimi”, gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar rreth 5 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë. Sipas përllogaritjeve paraprake, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të përllogaritej në mbi 500 mijë euro. Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër sasitë më të mëdha të drogave të forta të sekuestruara nga Policia e Tiranës në kuadër të operacioneve kundër narkotikëve. LEXO EDHE:Aksidentoi për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI) Dy të dyshuarit u ndaluan ndërsa udhëtonin me një “Benz” në rrugën “Kastriotët” në Tiranë. Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit policia gjeti një çantë, brenda së cilës ndodheshin 7 pako me lëndë narkotike të cilat do të trafikoheshin drejt Durrësit. Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë aktivitetin e dyshuar dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Share -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: trafik droge Durres Luftim Hoxha Tirane Mirland Herri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

23 Gusht, 08:55

Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.7% Keq 30% Nuk e di 8.3% Vota total: 1078 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?