Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U kap në Rinas, Gjykata lë në burg aktivisten turke! Nga protestat kundër Erdoganit te azili politik në Francë, kush është mësuesja e dënuar në Turqi për terrorizëm


Julide Yazici, aktivistja turke e arrestuar tre ditë më parë në aeroportin e Rinasit, do të qëndrojë në qeli deri në mbërritjen e dokumentacionit nga shteti turk që e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. 32-vjeçarja është dënuar nga Gjykata e Stambollit për shkak të pjesëmarrjes së saj në protesta kundër presidentit turk Erdogan.

TIRANË- “Po përndiqem për shkak të bindjeve politike” ky ishte qëndrimi që mbajti në Gjykatën e Tiranës, aktivistja turke Julide Yazici e cila u arrestua në Rinas pasi kërkohet nga Turqia. Por në fakt seanca e sotme, ishte thjesht procedurale. Gjyqtari Kujtim Vranici konfirmoi “arrestin me burg”, pasi mbështetur mbi një urdhër kërkimi ndërkombëtar, policia e ndali 32-vjeçaren me profesion mësuese, e cila mbërri më 4 gusht në aeroportin e Rinasit, përmes një fluturimi nga Franca. Pikërisht në Francë ajo ka përfituar azilin politik, duke pretenduar se përballet me persekutim politik në vendin e saj. E mbi këtë motiv ajo i kërkoi sot Gjykatës që të mos e ekstradojë në vendin e saj ku dhe është e dënuar, për pjesëmarrje në protesta kundër presidentit turk Rexhep Erdogan, 7 vjet më parë, ndërsa ishte ende studente në universitetin Bogazici të Stambollit. Gjykata e këtij qyteti ka vendosur ndaj saj burgimin për 4 vite e 2 muaj për veprat penale "dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste" dhe "pjesëmarrje në organizatë terroriste". Sipas autoriteteve turke, asaj i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burg. LEXO EDHE:Nënshkruhet aleanca Turqi-Arabi Saudite-Pakistan, tre shtetet premtojnë mbrojtje të përbashkët Vetë Yazici dhe mbështetësit e saj i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si të motivuara politikisht. Aktivistja turke do të duhet të qëndrojë në qeli, derisa dosja e saj të mbërrijë nga autoritetet turke. Pas kësaj ajo do të duhet të nisë procedura të tjera gjyqësore për të kundërshtuar ekstradimin. Mbetet për të parë nëse statusi i saj si refugjate politike në Francë, do të ketë ndikim në vlerësimin e kërkesës së autoriteteve turke. Julide Yazici, aktivistja turke SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: france Recep Tayyip Erdoğan rinas turqi julide yazici Komente Komento toma: 07/08/2026 12:12 Po ç'tu desh moj Julide te vije e te vizitoje Shqierine? Nje perosn qe merr azil politik, nuk duhet te udhetoje so ti. Tani re ne duart e mikut vella te Erdoganit, dhe po tha Pashai qe te kthehesh me pako ne Stamboll, vasali shqiptar nuk i dridhet shume dora te te dergoje.

Kurajo. Përgjigju Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.6% Jo 60.3% Nuk e di 5.1% Vota total: 2591 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?