Në fillim të korrikut, Policia njoftoi se kishte nisur verifikimet për një aktivitet të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike, pas evidentimit të më shumë se 10 mijë llogarive me aktivitet të dyshimtë. Në fokus të verifikimeve ishin komentet dhe vlerësimet negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe bizneseve të tjera turistike në Shqipëri. Bëhet fjalë edhe për subjekte që protestuesit i kanë lidhur publikisht me persona pranë kryeministrit Edi Rama.
Sipas Policisë, po janë verifikuar nëse këto llogari janë përdorur në mënyrë të koordinuar për të dëmtuar reputacionin online të bizneseve.
Por ndërsa Policia merrej me llogaritë që dyshohet se po dëmtojnë bizneset, në Instagram ka ndodhur një tjetër zhvillim që lidhet pikërisht me personat që kanë qenë aktivë në protestat kundër qeverisë. Dhjetëra llogari të aktivistëve, protestuesve dhe personave që kanë pasqyruar protestat e fundit janë mbyllur ose pezulluar. Mes profileve të prekura janë edhe llogari që kanë publikuar vazhdimisht pamje dhe materiale nga protestat e njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Mbyllja e profileve të protestuesve, Demokratët Evropianë: Të mbrohen zërat kritikë!
3 Shtator, 16:14 Në disa raste, postimet e këtyre profileve janë hequr pas raportimeve për shkelje të të drejtave të autorit, ndërsa disa prej llogarive janë mbyllur plotësisht.
Aktivistët kanë hapur llogari të reja, ndërsa disa prej profileve të mbyllura kanë qarkulluar në rrjet si shembuj të asaj që ata e konsiderojnë një valë goditjesh ndaj zërave kritikë. Dhe këtu lind pyetja për Policinë e Shtetit.
Nëse Policia ka nisur hetim për të zbuluar se kush qëndron pas më shumë se 10 mijë llogarive që dyshohet se kanë përdorur në mënyrë të koordinuar review negative ndaj bizneseve, a do të tregojë të njëjtin interes edhe për dhjetëra llogaritë e protestuesve që janë mbyllur në Instagram? Profilet e protestuesve/ Rama sulmon Demokratët Evropianë: Agjitatorë që përhapin marrëzira
3 Shtator, 19:41 Në rastin e parë, Policia ka vendosur doli publikisht dhe konfirmoi se do të hetojë se kush qëndron pas llogarive dhe nëse ka një aktivitet të organizuar.
Në rastin e dytë, deri tani nuk ka një hetim publik të Policisë që të tregojë se po verifikohet se kush dhe si ka çuar në mbylljen e profileve të protestuesve.
Natyrisht, nuk ka të dhëna që lidhin Policinë e Shtetit me mbylljen e këtyre llogarive, por kjo nuk e bën pyetjen më pak legjitime.
Mbetet për t’u parë nëse do të kërkojë edhe kush fshihet pas mbylljes së llogarive të vetë protestuesve sepse nëse një review mund të jetë objekt hetimi, pse të mos jetë edhe zhdukja e një llogarie. S.Gj-Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

