Lajme Zone
U kap me doza kokaine gjatë kontrollit rutinor, 50-vjeçari shqiptar në Itali përfundon nga arresti shtëpiak në qeli
Të tjeraTop Channel

U kap me doza kokaine gjatë kontrollit rutinor, 50-vjeçari shqiptar në Itali përfundon nga arresti shtëpiak në qeli

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur në flagrancë me një sasi lëndësh narkotike, të cilat kishte për qëllim ti shiste në komunën e Velletrit në Romë.

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur në flagrancë me një sasi lëndësh narkotike, të cilat kishte për qëllim ti shiste në komunën e Velletrit në Romë. 50-vjeçari i njohur tashmë për policinë italiane, ishte në arrest shtëpiak në momentin që u arrestua.

Operacioni u krye nga në orët para të mëngjesit të 3 nëntorit, gjatë kontrolleve rutinë të urdhëruara për personat që i nënshtroheshin masave kufizuese.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, oficerët gjetën gjithsej 55 gramë. Përveç drogës, ata sekuestruan edhe një peshore dhe materiale të ndryshme të konsideruara të përshtatshme për prerjen dhe paketimin e dozave për shitje me pakicë. Top Channel