Lajme Zone
U kap me 38 kg kokainë/ Arrestohet në Francë violinisti shqiptar, i gjendet arsenal armësh në banesë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U kap me 38 kg kokainë/ Arrestohet në Francë violinisti shqiptar, i gjendet arsenal armësh në banesë

Një 45-vjeçar, violinist profesionist me origjinë shqiptar...

Një 45-vjeçar, violinist profesionist me origjinë shqiptare është arrestuar në Francë pasi u kap me 38.3 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin e tij.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, 45-vjeçari i arrestuar, B.B., është anëtar i orkestrës simfonike Victor-Hugo Bourgogne Franche-Comté dhe ka interpretuar në ambiente prestigjioze.

45-vjeçari, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Penale të Nicës, u shpreh se kishte pranuar të transportonte lëndën narkotike, të fshehur në automjetin e tij tip, Citroën C5 Aircross”, drejt Italisë, kundrejt pagesës 20 mijë euro.

Ndër të tjera ka pretenduar se ishte futur në këtë histori përmes njohjeve të krijuara gjatë një udhëtimi në Shqipëri dhe mohoi se ishte kërcënuar.

Rasti nuk përfn me kaq, për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet policore vendase gjetën: 4 armë zjarri, 2 pushkë, një jelek antiplumb, qindra fishekë, 88.900 euro cash, të ndara në kartëmonedha 50-euroshe dhe të mbështjella me

plastikë. Për armët, violinisti deklaroi se ishte i regjistruar si qitës sportiv, megjithëse disa prej tyre dyshohet se nuk ishin deklaruar. Për paratë, ai tha se vinin nga një dhurim i babait të tij.

Pavarësisht kërkesës së avokates mbrojtëse për lirimin e tij, gjykata vendosi dërgimin e tij në paraburgim, ndërsa do të gjykohet në tetor dhe për veprën në fjalë rrezikon deri në 10 vite burg. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.