Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

U kap dy ditë më parë me kallash në dorë, Ylli Zalla mbyllet në qeli: S'kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s'janë të miat


Togat e zeza mbyllën në qeli të shumëkërkuarin Ylli Zalla, i cili u arrestua të hënën pas gati 1 viti në arrati. Hetuesit dyshojnë se 49-vjeçari furnizonte me armë grupet kriminale, pasi në 4 raste i janë zbuluar arsenal armatimesh pranë shtëpisë së tij në Fushë-Krujë.

49-vjeçari Ylli Zalla, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës, i akuzuar se furnizonte grupet kriminale me armë. Në banesën e tij janë gjetur në 4 raste, arsenale me armë. Para togaze të zeza, ai mohoi që këto armatime të ishin të tijat. Ylli Zalla u kap të hënën, i fshehur në një ndërtesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, i armatosur me një kallashnikov dhe tre krehra me fishekë. Para arrestimit, të shtunën në banesën e tij shpërtheu një sasi tritoli, vetëm me dëme materiale, por policia ka dyshuar se personi që mund ta ketë vendosur atë, të jetë vetë Zalla, edhe pse ky i fundit për Report Tv mohoi të kishte gisht. LEXO EDHE:Fundi i arratisë së Ylli Zallës, policia publikon videon: U kap në një zonë të pyllëzuar, mbante kallashnikov e 3 krehra (VIDEO) Vetëm një ditë përpara se të përfnte në pranga, ai publikoi në rrjetet sociale një video ku akuzonte policinë dhe bandat se donin ta vrisnin. Ylli Zalla u dyshua vjeshtën e vitit të kaluar si i përfshirë në atentatin në Rinas ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, në nëntor të vitit 2025, Në atë kohë, gjatë një kontrolli që iu bë në banesën e tij ishte zbuluar një arsenal armësh. Megjithatë, ekspertiza e kryer më vonë nuk evidentoi lidhje të tij me atentatin. Edhe këtë të mërkurë në Gjykatën e Tiranës, ai tha se për atentatin në Rinas, është “përgojuar kot”. Policia kishte tentuar disa herë të arrestonte 49-vjeçarin, dhe arriti ta vë në pranga vetëm të hënën e 17 gushtit, ku për ta lokalizuar u përdorën edhe dronë Bayraktar. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: atentati me dy te vrare ne rinas Gjykata e Tiranes ylli zalla Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 26.9% Social media 16.3% Vota total: 4032 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?