Një 23-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar për mbajtje të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre. Policia e Genova-s pikasi shitjen e një pakoje me lëndë narkotike mes të arrestuarit dhe një personi tjetër, përmes shkëmbimit të dy kartëmonedhave, në lagjen Borgoratti. LEXO edhe...Vrasja e 25-vjeçarit Kevin Muharremi në Itali, zbardhet autopsia: Plumbi në qafë i preku palcën kurrizore, i shkaktoi bllokim të frymëmarrjes dhe hemorragji Pasi i ndoqën për disa minuta dhe i ndaluan në zonën e Nervit, gjatë kontrollit blerësi u gjet me një dozë kokainë. 23-vjeçari kishte me vete 12 pako të së njëjtës substancë, të përgatitura për shitje dhe të fshehura në të brendshme, një telefon celular dhe kartëmonedhat e marra sapo nga shitja. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 8 280 euro cash, të fshehura në vende të ndryshme të shtëpisë. Sendet e gjetura u sekuestruan dhe personi u arrestua, ndërsa më pas u përball me gjykimin e drejtpërdrejtë. P.J/ReportTv.al shqiptarët në itali kokaine arrestim genova Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.8% Vota total: 1917 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

