Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur sot në mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Deri më tani nuk është bërë e ditur zyrtarisht arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK dhe as cilësia në të cilën është thirrur.
Emri i deputetit demokrat është përmendur më herët në një kallëzim të depozituar në SPAK në shkurt të vitit 2024 nga Aredin Behari, ish-ortaku i tij në biznes.
Në kallëzim janë ngritur pretendime lidhur me një shumë prej rreth 1.5 milionë eurosh, që sipas kallëzuesit është investuar gjatë viteve 2010–2012 në kompaninë private “Geral AM”.
Behari ka pretenduar se kjo shumë nuk ishte deklaruar dhe ka kërkuar verifikimin e burimit të saj. Top Channel

