Lajme Zone
U godit nga rrufeja gjatë një turneu në Tajlandë, humb jetën golfistja 15-vjeçare
SportReport TV

U godit nga rrufeja gjatë një turneu në Tajlandë, humb jetën golfistja 15-vjeçare

Aeya ishte një golfiste e re dhe premtuese në Tajlandë. Ajo ishte anëtare e Shoqatës së Golfit për të Rinj të Tajlandës dhe kishte marrë pjesë në disa kompeticione.

Një golfiste 15-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja në një fushë golfi në Tajlandë, teksa aktiviteti sportiv vijonte pavarësisht kushteve të këqija atmosferike. Nga incidenti mbeti i plagosur rëndë edhe një 31-vjeçar. Adoleshentja, Aeyavarin “Aeya” Pradubyart u godit nga rrufeja dhe ra menjëherë pa ndjenja, pa shenja jetësore. Ekipet e shpëtimit ndërhynë me reanimim kardiopulmonar, duke arritur t’i rikthenin rrahjet e zemrës. LEXO edhe...Pamje të frikshme, rruli shtyp këmbën e ish-futbollistit të Anglisë! Ai më pas futet në lojë (VIDEO) Ajo u transportua fillimisht në një spital aty pranë dhe më pas u transferua në një tjetër për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe kujdesit intensiv gjatë gjithë natës 15-vjeçarja ndërroi jetë. Lajmin e bëri të ditur nëna e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe një mesazh prekës për të bijën. Ajo tregoi se babai i vajzës po kthehej nga jashtë shtetit për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Aeya ishte një golfiste e re dhe premtuese në Tajlandë. Ajo ishte anëtare e Shoqatës së Golfit për të Rinj të Tajlandës dhe kishte marrë pjesë në disa kompeticione. Në vitin 2026, ajo kishte fituar edhe Kampionatin e Turit Aziatik për të Rinj. A.C/ReportTv.al Tajlande golfiste Aeyavarin “Aeya” Pradubyart Komento Komente Rrufepritési !: 02/11/2026 19:39 Ngushéllime Përgjigju Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.1% Jo 43% Nuk e di 7.9% Vota total: 717 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?