Lajme Zone
U godit me shuplakë nga Will Smith, prezantuesi: Do rikthehesha në “Oscars” me një kusht
KulturëGazeta Tema

U godit me shuplakë nga Will Smith, prezantuesi: Do rikthehesha në “Oscars” me një kusht

Chris Rock ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rikthehet si prezantues i ceremonisë së “Oscars”, katër vjet pas momentit që tronditi eventin, kur Will Smith e goditi me shuplakë në skenë.

Chris Rock ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rikthehet si prezantues i ceremonisë së “Oscars”, katër vjet pas momentit që tronditi eventin, kur Will Smith e goditi me shuplakë në skenë.

Në një intervistë për “Variety”, komediani foli për mundësinë e rikthimit në ceremoninë më të rëndësishme të kinemasë, por deklarata e tij duket se i mbyll derën një tjetër paraqitjeje si moderator.

Rock tha me ironi se do të rikthehej vetëm nëse do të ishte vetë në garë për një çmim.

“Unë nuk do të nominohem. Do të rikthehesha vetëm nëse do të nominohesha, dhe kjo nuk do të ndodhë. Dhe është në rregull”, u shpreh ai.

Emri i Chris Rock është ende i lidhur ngushtë me incidentin e vitit 2022. Gjatë ceremonisë, ai bëri një shaka për kokën e rruar të Jada Pinkett Smith, pas së cilës Will Smith u ngjit në skenë dhe e goditi me shuplakë.

Katër vite më pas, Rock pranoi se do të kishte preferuar që ajo që ndodhi të mos kishte ndodhur, por nuk e konsideron më si diçka që meriton të marrë të njëjtën peshë, duke pasur parasysh problemet shumë më të mëdha me të cilat përballet bota.

Ndërkohë, ai nuk i kurseu vlerësimet për prezantuesit e viteve të fundit, duke përmendur Conan O’Brien dhe Nikki Glaser. Sipas Rock, për të, koha si prezantues i ceremonisë së “Oscars” tashmë ka kaluar.