Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“U fsheh në tualet për t’i shpëtuar policisë”/ Zbardhen detajet e arrestimit të Jozefin Markut, dy bashkëpunëtorë në kërkim


Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën është arrestuar Jozefin Marku dhe një tjetër person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën është arrestuar Jozefin Marku dhe një tjetër person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas Policisë, 30-vjeçari Jozefin Marku u gjet i fshehur në tualetin e banesës së shtetasit Kristjan Nikolli, 31 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua. Në kërkim janë shpallur Anton Huli, 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç. Në kuadër të hetimeve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. Jozefin Marku, sipas Policisë, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Ndërkohë, Kristjan Nikolli, i cili dyshohet se ka qenë drejtues i automjetit tip “Land Rover”, akuzohet edhe për “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, bombave ose minave dhe i municionit”, krahas veprave të tjera penale. Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi municioni, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti tip “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Sipas hetimeve, Marku dhe personat e tjerë të përfshirë dyshohet se kanë dhunuar Eduart Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer një prej tyre.

Ndërkohë, Policia vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në ngjarje dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb