Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

Shtatori nuk e largon verën/ Turistët e huaj zgjedhin Sarandën, shëtitorja dhe plazhet plot gjallëri


Shtatori ka mbërritur, por në Sarandë vera duket ende larg fundit. Rrugët, shëtitorja dhe plazhet vijojnë të jenë plot gjallëri.

Shtatori ka mbërritur, por në Sarandë vera duket ende larg fundit. Rrugët, shëtitorja dhe plazhet vijojnë të jenë plot gjallëri.

“Jam nga Franca. Erdhëm për ekskursion dhe menduam se do të gjenim një Sarandë më bosh në këtë kohë, por këtu paska kaq shumë gjallëri dhe bukuri.”, u shpreh turistja franceze.

Të huajt vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar, si këta turistë nga Portugalia. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Isha për herë të parë këtu. Qëndruam këtu për tri ditë dhe e shijuam shumë. Njerëzit janë shumë të mirë, ushqimi dhe moti shumë i këndshëm, gjithçka ishte perfekte.”, u shpreh turistja portugeze.

“Jam nga Portugalia gjithashtu, nga zona veriore, dhe atje uji është shumë i ftohtë, ndërsa këtu ajri dhe uji janë shumë të ngrohtë. Njerëzit janë gjithashtu shumë të mirë. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Sigurisht që do të rikthehem dhe do t’u them miqve të vijnë këtu.”, tha shtetasi potugez.

Shumë të huaj dëshirojnë të zbulojnë më tepër për Shqipërinë, si ky grup gjermanësh, të cilët udhëtimin e tyre e mbyllin në Sarandë.

“Donim ta eksploronim Shqipërinë, duke i kushtuar disa ditë nga pushimet tona. Morëm një makinë me qira dhe, pas tetë ditësh udhëtimi nëpër vend, përfunduam këtu në Sarandë. Është kaq bukur të jesh këtu, kjo rrugë me këtë plazh kaq të bukur. Do të veçoja shqiptarët, që janë kaq të mirë, dhe ne vërtet po e shijojmë shumë deri tani. Shoqja ime ishte ajo që planifikoi gjithë udhëtimin për të ardhur këtu. Sinqerisht, është një vend shumë i bukur dhe, krahasuar me Gjermaninë, nuk është aq i shtrenjtë. Dhe mbi të gjitha, ne duam të mësojmë më shumë për ju shqiptarët. Unë e njoh shumë mirë Ballkanin, por tani dua t’ju njoh edhe ju.”, shprehen turistët gjermanë.

Temperaturat e favorshme kanë bërë që sezoni turistik në Sarandë të zgjatet përtej muajve të verës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet sarandeturizem