Lajme Zone
U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Klodiana Spahiu: Mirënjohje, dëshiroj të çoj përpara çdo angazhim!
PolitikëEuronews Albania

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Klodiana Spahiu: Mirënjohje, dëshiroj të çoj përpara çdo angazhim!

Pasi u emërua si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shprehur mirënjohje ndaj kryeministrit Edi Rama.

Pasi u emërua si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shprehur mirënjohje ndaj kryeministrit Edi Rama. Në postimin e saj, Spahiu shprehet se me besimin që i është dhënë do të çojë para çdo angazhim të qeverisë. Reagimi i plotë: Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim. Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri. Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm: FALEMINDERIT NGA ZEMRA!