Lajme Zone
U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, reagon ish-sekretarja e PD, Jola Hysaj zbulon bisedën me Ramën
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, reagon ish-sekretarja e PD, Jola Hysaj zbulon bisedën me Ramën

Jola Hysaj ka reaguar pas emërimit të saj në postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke konfirmuar marrjen e detyrës dhe duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë.

Jola Hysaj ka reaguar pas emërimit të saj në postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke konfirmuar marrjen e detyrës dhe duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë. Në deklaratën e saj, ajo thotë se e ka takuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj i ka kërkuar të fokusohet te ngritja e institucionit dhe jo te përkatësia politike.

Hysaj, e cila deklaron se është demokrate por jo më pjesë e Partisë Demokratike, u shpreh se zgjedhja e saj lidhet me angazhimin në sektorin e turizmit, ku thotë se ka punuar prej vitesh. Ajo ka kundërshtuar komentet dhe spekulimet pas emërimit, duke deklaruar se respekton ata që e urojnë për detyrën dhe se nuk do të ndikojë nga kritikat ndaj vendimit të saj. “Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.

Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.

Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.

Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite. Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt. Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falenderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj”, shkruan Jola Hysaj. Top Channel