Lajme Zone
U eliminuan në gjysmëfinalen e Botërorit, te Franca futbollistët u përplasën në dhomat e zhveshjes! Dembele në qendër të debatit
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U eliminuan në gjysmëfinalen e Botërorit, te Franca futbollistët u përplasën në dhomat e zhveshjes! Dembele në qendër të debatit

Humbja 2-0 kundër Spanjës ka pasur prapaskenat e saj te kombëtarja franceze e futbollit.

Eliminimi i Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës vijon të prodhojë jehonë, teksa dalin në dritë detaje të reja nga ajo që ndodhi në dhomat e zhveshjes. Sipas prestigjiozes franceze 'L’Equipe', në pushimin mes pjesëve ka shpërthyer një debat i ashpër mes Ousmane Dembele dhe disa prej shokëve të skuadrës. Sulmuesi i PSG-së ka kritikuar hapur ekipin për mungesën e presingut, duke theksuar se intensiteti i ulët në fazën mbrojtëse i kishte lejuar Spanjës të kontrollonte lojën. Qëndrimi i Dembele nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e grupit. Sipas raportimit, disa lojtarë kanë reaguar menjëherë, duke kundërshtuar me tone të ashpra komentet e tij, çka ka krijuar tension në dhomat e zhveshjes. LEXO EDHE:The Telegraph: '30 truket e pista' që Argjentina përdori ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit Këto prapaskena hedhin dritë mbi atmosferën e vështirë që mbizotëroi te “Gjelat” në një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut. Franca, e konsideruar një nga favoritët kryesorë për të fituar trofeun, nuk arriti të shfaqte nivelin e pritur përballë Spanjës, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në gjysmëfinale. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: ousmane dembele Franca FIFA Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 4741 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?