Ka nisur në GJKKO seanca ndaj kolumbianit Saimir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, i dënuar me 14 vite burg për laboratorin e kokainës në Frakull. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe lidhet me verifikimin e masës së sigurisë. Prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi, ka kërkuar masën “arrest në burg” për Rodriguez.
53-vjeçari u ekstradua nga Kolumbia dhe mbërriti në Shqipëri të enjten në mbrëmje.
Rodriguez është një nga trafikantët e përfshirë në dosjen e Frakullës, i njohur ndryshe si “Kimisti”, i cili pas operacionit antikokainë kishte arritur të largohej nga Shqipëria. Top Channel

