Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas saj, ka ndodhur në Urgjencën e Spitalit të Fierit, ku kishte dërguar vajzën e saj të vogël për ndihmë mjekësore.
Ajo tregon se e kishte dërguar të bijën në urgjencë pasi fëmija kishte shqetësime, mbante krahun të mbështetur pranë trupit dhe shfaqte shenja dhimbjeje. Megjithatë, sipas saj, fillimisht nuk iu kushtua vëmendja që priste nga personeli mjekësor.
Në mesazhin e dërguar në redaksi, qytetarja pretendon se mjeku i kishte thënë se fëmija nuk kishte të vjella apo dhimbje koke, ndërsa kishte refuzuar edhe kryerjen e një radiografie me argumentin se ishte shumë e vogël.
Prindja shprehet se u detyrua të ngrinte zërin për të tërhequr vëmendjen e mjekut, i cili më pas erdhi në dhomë dhe hapi kartelën e fëmijës.
JOQ Albania publikon denoncimin për të sjellë në vëmendje shqetësimin e nënës dhe për të kërkuar një reagim nga drejtuesit e Spitalit të Fierit lidhur me këtë rast. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

