Lajme Zone
U dënua me grupin e call center-ave e u dërgua në qeli me foshnjën, GJKKO “fal” për 1 vit Greta Gjocin dhe e liron, avokati i saj thyen bojkotin
Të tjeraTop Channel

U dënua me grupin e call center-ave e u dërgua në qeli me foshnjën, GJKKO “fal” për 1 vit Greta Gjocin dhe e liron, avokati i saj thyen bojkotin

Greta Gjoci, e dënuar në kuadër të dosjes së call center-ave, është liruar nga qelia dhe tashmë është kthyer në banesë së bashku me foshnjën e saj.

Greta Gjoci, e dënuar në kuadër të dosjes së call center-ave, është liruar nga qelia dhe tashmë është kthyer në banesë së bashku me foshnjën e saj. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se GJKKO ka vendosur të mos e ekzekutojë masën e dënimit ndaj saj për një vit.

Avokati i Gjocit, Jurgen Boçi, është shprehur se sot ka thyer bojkotin, pasi bëhet fjalë për një rast familjar.

Gjoci ishte pjesë e grupit të personave të dënuar për veprimtarinë e call center-ave me 6.8 vite burg, ndërsa rasti i saj tërhoqi vëmendjen edhe për faktin se ajo u dërgua në qeli së bashku me fëmijën e saj të vogël. Top Channel