Feta Mataj lihet në qeli deri në fund të hetimeve, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Durrës Feta Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve.
Lajmi konfirmohet nga korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Feta Mataj, i cili pak kohë më parë ai u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, është arrestuar nga krimi ekonomik pak ditë më parë.
Arrestimi u bë pasi gjatë marrjes në pyetje, një punonjëse e filialit të postës ka deklaruar se Feta Mataj, burri i drejtoreshës u kërkonte çdo muaj punonjëseve shumën prej 25 mijë lekëve.
Elisabeta Mataj u përfshi në çështjen e skandalit financiar në filialin e Postës së Durrësit, ku dyshohet për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pagesat e pensioneve dhe ndihmave sociale. Për këtë dosje, Elisabeta Mataj ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Top Channel

