Lajme Zone
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ardjan Nikulajt, nis nën masa të rrepta sigurie gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ardjan Nikulajt, nis nën masa të rrepta sigurie gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva

Nën masa të rrepta sigurie, nis seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Ruben Saraivën, i dyshuar për vrasjen e Ardjan Nikulajt. Ngjarja ka ndodhur më 19 prill 2023, në lokalin e viktimës në Shëngjin.

Nën masa të rrepta sigurie, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po mbahet seanca për portugezin Ruben Saraiva, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj 3 vite më parë në Shëngjin. Në sallë ndodhen edhe familjarë të Nikulajt, i vrarë në lokalin e tij më 19 prill 2023. Avokati Kujtim Cakrani pretendoi se në fazën e parë të gjykimit, klientit të tij nuk i ishte paraqitur asnjë akt procedural në gjuhën që ai kupton, në anglisht apo portugalisht, ndaj sipas tij i janë cenuar të gjitha të drejtat. Prokurorja tha gjatë seancës së Saraiva duhej të ishte njohur më parë me ankimimin, por avokati pretendoi se nuk është lejuar nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve që së bashku me përkthyesin të takonte klientin e tij. LEXO EDHE:Do hakmerrej për vrasjen e të vëllait në korrik, kapet i riu me 3 mbiemra në Lezhë! Po lëvizte me armë dhe makinë të blinduar (VIDEO) Edhe vetë Saraiva pohoi se nuk ka kuptuar asnjë fjalë në shqip dhe se hetimet ishin shtyrë pa qenë i pranishëm avokati. Ai kërkoi shtyrjen e seancës në mënyrë që portugezi të njihet me ankimimin në anglisht ose portugalisht, ndërsa Gjykata është tërhequr për vendim të ndërmjetëm në dhomë këshillimi. Saraiva është dënuar në nga Gjykata e Lezhës me burg përjetë për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, gjykata supreme në Angli do të shqyrtojë vitin e ardhshëm kërkesën e palës shqiptare për të ekstraduar 5 të dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Dyshohet se vrasja e biznesmenit është pasojë e një hakmarrjeje të gjatë dhe gjakmarrjes me fisin Lekstakaj, një konflikt që kishte nisur që nga viti 1996-1997 dhe kishte shkaktuar disa viktima mes dy fiseve. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajmi në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: Vritet Ardian Nikulaj ardian nikulaj Lezhe Ruben Saraiva Komente Komento Sondazhi i ditës:

12 Tetor, 19:56

Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.6% Jo 69.6% Nuk e di 4.8% Vota total: 1276 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56 Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?