Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelai të 13 personave të arrestuar në protestat studentore që janë zhvilluar në Tiranë prej 8 ditësh.
Bëhet me dije se në seancën e zhvilluar ditën e sotmme, në vijim të shqyrtimit të çështjeve që lidhen me ndalimet pas tubimeve të zhvilluara në Tiranë, për 12 persona është caktuar masa “detyrim paraqitje”, p[ër njërin është vendosur edhe ndalimi i afrimit pranë institucioneve publike dhe pjesëmarrjes në tubime, pa autorizimin paraprak të gjykatës.
Për dy persona, për të cilët prokuroria kishtë kërkuar “arrest në shtëpi”, gjykata caktoi “detyrim paraqitjeje” për G.P. dhe “detyrim paraqitjeje”, të shoqëruar me kufizime të posaçme, për R.H.
Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, por ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

