Lajme Zone
U arrestuan gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, gjykata liron 18 tubuesit, mes tyre dhe 5 të mitur
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U arrestuan gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, gjykata liron 18 tubuesit, mes tyre dhe 5 të mitur

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë verdiktin për 18 persona që u shoqëruan gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë verdiktin për 18 persona që u shoqëruan gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet. Pas kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës, kjo e fundit vendosi të lirojë 18 personat e arrestuar.

Mes tyre ishin edhe 5 të mitur, konkretisht shtetasit, M. M., N. B., K. H., A. M., G. T.

Ndërkohë për shtetasit, O. B., L. Gj., E. LL., A.B., K.M., B. P., gjykata vlerësoi se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm.

Vendimi i plotë i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Tiranë për 18 të shoqëruarit. Top Channel