Lajme Zone
U arrestua në Belgjikë/ Kush është Jasin Avdyli, i përfshirë në dosjen Vol-Vo 4 e laboratorin e heroinës në Has
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

U arrestua në Belgjikë/ Kush është Jasin Avdyli, i përfshirë në dosjen Vol-Vo 4 e laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i njohur gjithashtu me emrin Jasin Kala dhe me pseudonimin “Cine” i cili u arrestua këtë të martë në Belgjikë është një personazh i botës së krimit

Jasin Avdyli, i njohur gjithashtu me emrin Jasin Kala dhe me pseudonimin “Cine” i cili u arrestua këtë të martë në Belgjikë është një personazh i botës së krimit

I njohur si “Cine” I Shijakut, ai është anëtar i grupit të njohur si “Banda e Shijakut”.

Jasin Avdyli, u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, nën dyshimet për trafik dhe shitje narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Avdyli njihet dhe si pjesë e grupit kriminal të lidhur me Avdylajt e Shijakut. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Jasin Avdyli, u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, u akuzua fillimisht për trafik droge, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Në vitin 2022, GJKKO e dënoi me 7 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale, ndërsa në vitin 2023 Apeli e dënoi me 12 vite burg.

Në vendimin e shkallës së parë, Avdyli u shpall i pafajshëm për akuzat e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, pasi gjykata vlerësoi se ato nuk u provuan.

Ai akuzohet dhe është dënuar si pjesë e grupit që organizoi dhe vuri në punë një laborator të madh për përpunimin e heroinës, i cili u zbulua në Has në vitin 2018 Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet arrestimBelgjikëjasin avdyliShijak