TIRANË- Shansi i fundit për rritjen e pagave. Kryeministri Edi Rama ka ftuar publikisht gjyqtarët, me në krye Kreun e Shoqatës së tyre, Engert Pëllumbin, të ulen në tryezë me qeverinë për të diskutuar e zgjidhur ngërçin për rritjen e pagave të drejtësisë.
I ftuar në emisionin “News Line”, analisti Frrok Çupi e komentoi ashpër situatën, duke deklaruar se përplasja rreth pagave ka ndikuar në perceptimin e publikut për sistemin e drejtësisë.
Ai theksoi se me këto akte, sistemi gjyqësor ka dëmtuar besimin e qytetarëve pasi tregoi sjellje mizore ndaj parave të shqiptarëve. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Nuk është hera e parë në botë që ndodh një gjë e tillë, jo në këto përmasa, jo me këto synime, por ka ndodhur që trupat gjyqësore të pangopura kanë përdorur mjetet e tyre dhe falsifikimin e mjeteve ligjore për të shtuar pasurinë e tyre.
Është një histori, e cila ka shkaktuar tension në publik dhe pakënaqësi shumë të madhe në publik. Ka marrë një neveri, sepse publiku e di se cilët janë dhunuesit e të drejtës. Të gjitha janë problem. Që nga procedurat dhe deri te mendimi.
Janë treguar mizorë. Më përpara i kanë marrë të drejtën publike qytetarit dhe tani po ua marrin edhe paratë. Kanë rrëzuar besimin, me këtë gjë që kanë bërë. Kanë stimuluar tundimin para mëkatit. Drejtësia e ka humbur besimin me këto veprime”, tha ai.
Çupi u ndal edhe te roli i kryeministrit në këtë situatë, duke argumentuar se Rama, përtej rolit të tij si kreu i qeverisë, ka përgjegjësi edhe për administrimin e buxhetit të shtetit.
“Kryeministri funksionon si kryetar i qeverisë, por edhe si kryefamiljar për buxhetin që ka shteti. Kryeministri iu hedh ftesën me qëllim që të ndihmohet drejtësia, më shumë seç mund të ndihmohet qeveria. Drejtësia ka rënë në duar të xhahilëve, që duan ta rrëzojnë sistemin e drejtësisë, Kryeministri mendon për buxhetin”, pohoi ai.
Ndër të tjera, Çupi foli për procesin gjyqësor në Hagë që po mbahet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se lirimi i Hashim Thaçit dhe i drejtuesve të tjerë do ishte një risi jo vetëm për Kosovën, por dhe për vetë botën demokratike.
“Në Kosovë qeverisin forcat anti-UÇK. Qeverisin forcat që nuk e njohin Kushtetutën, as republikën dhe qeverisin forcat që nuk njohin as flamurin e tyre. Lirimi i Hashim Thaçit do ishte risi për botën, jo thjesht për Kosovën. Do ishte një vlerë shumë e madhe”, theksoi Çupi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
