49-vjeçari Ylli Zalla, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ka dalë këtë të mërkurë para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë. Zalla u kap të hënën, i fshehur në një ndërtesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, i armatosur me një kallashnikov dhe tre krehra me fishekë. LEXO edhe...Fundi i arratisë së Ylli Zallës, policia publikon videon: U kap në një zonë të pyllëzuar, mbante kallashnikov e 3 krehra (VIDEO) Para arrestimit, të shtunën në banesën e tij shpërtheu një sasi tritoli, vetëm me dëme materiale, pasi askush nuk ishte në shtëpi, por policia ka dyshuar se personi që mund ta ketë vendosur atë, të jetë vetë Zalla, edhe pse ky i fundit për Report Tv mohoi të kishte gisht. Vetëm një ditë përpara se të përfnte në pranga, ai publikoi në rrjetet sociale një video ku akuzonte policinë dhe bandat se donin ta vrisnin. Policia kishte tentuar disa herë të arrestonte Ylli Zallën, dhe arriti ta vë në pranga vetëm të hënën e 17 gushtit, me angazhimin e efektivë nga Tirana e Kruja dhe forcat speciale RENEA. Për lokalizimin e tij u përdorën edhe dronë të specializuar “Bayraktar”. Ylli Zalla ishte në kërkim pasi në banesën e tij janë gjetur në 4 raste, arsenale me armë, që dyshohet se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al ylli zalla Gjykata e Tiranes Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.2% Shoqëria 26.5% Social media 16.4% Vota total: 3730 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

