Lajme Zone
U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, Alket Rizai dyshohet se u largua drejt Shqipërisë ose Kosovës! Përdori fenelina policie për të shmangur kontrollet
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, Alket Rizai dyshohet se u largua drejt Shqipërisë ose Kosovës! Përdori fenelina policie për të shmangur kontrollet

Autoritetet greke dyshojnë se Alket Rizai i cli u arratis pas lejes nga burgu më 14 shtator, mund të jetë larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës. Një ditë para arratisjes ai ishte përfshirë në një konflikt me armë. Një dëshmi e re zbulon se Rizai është larguar nga vendngjarja, duke përdorur fenelina të makinave të policisë greke.

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me arratistjen e Alket Rizait në muajin shtator në Greqi. Ai u zhduk pa lënë asnjë gjurmë pasi kishte marrë leje nga burgu i Domokos për disa ditë dhe pasi u përfshi në një përplasje me armë. Mediat greke raportojnë se ai dyshohet që të jetë arratisur drejt Shqipërisë ose Kosovës. Sipas një dëshmitari, Rizai përdori fenelina të makinave të policisë greke dhe një altoparlant gjatë arratisjes së tij për të shmangur ndonjë kontroll të mundshëm. Sipas Protothema një shofer që po lëvizte pranë vendit ku ndodhi përplasja me armë zjarri në lokal, pa një sinjal të aktivizuar nga një makinë pas tij, si ai që përdor Policia greke në makinat konvencionale, ndërsa një nga pasagjerët e tij, i foli atij përmes një altoparlanti. LEXO EDHE:Policia greke kontrollon kasafortën e Giorgos Mazonakis, rezulton… bosh! Alket Rizai u përfshi në një incident me të shtëna armësh pranë një beach bar-i në Anavisos pasi kishte marrë leje nga burgu. Gjithçka nisi pasi muzika në beach bar u ndërpre për shkak të orarit të vonë. Rizai ndodhej fillimisht brenda lokalit me shoqërinë e tij, por më më pas doli jashtë. Rizai dyshohet se shkoi drejt automjetit të tij bashkë me disa persona dhe vendosi muzikë me volum shumë të lartë. Pronari i lokalit doli jashtë për t’i bërë vërejtje, duke shkaktuar një debat të ashpër. Situata u përshkallëzua shpejt, ndërsa klientë dhe punonjës të lokalit dolën jashtë për të parë se çfarë po ndodhte. Në atë moment, Rizai dyshohet se nxori një armë. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: greqi alket rizai Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3759 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?