Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

U akuzua nga Rama, studenti ekselent: Nuk kam asnjë dënim. Ky shtet mund të më ndërpresë bursën. Policia më ka dhunuar, nuk ndalem


Studenti Jon Sinoimeri, që kryeministri Edi Rama e akuzoi për përdorues/shpërndarës droge, ka reaguar për News24.

Studenti Jon Sinoimeri, që kryeministri Edi Rama e akuzoi për përdorues/shpërndarës droge, ka reaguar për News24. Sinoimeri tha se nuk ka asnjë dënim dhe se deklarata e Ramës është një gënjeshtër. Ai shtoi se ky shtet mund t’ja ndërpresë bursën. Sinoimeri nënvizoi se e kanë dhunuar në ditën kur ka qenë në protestë dhe theksoi se rinia nuk ndalet. Studenti Joni Sinoimeri: Kam ‘frikë’ se mos Rama më ndërpret bursën. Më 13 tetor kam qenë në shkollë dhe shkova në protestë i vetëm. Policia ka hedhur ujë me kimikate. Kam blerë tre shishe ujë në market në atë moment. Unë thjesht kam replikuar me policinë. Në atë moment, 17 policë më ndoqën me vrap, më çuan mbrapa tek Ministria e Arsimit dhe më kanë dhunuar e më pas më çuan në Komisariatin 3.

Më mbajtën për shumë orë dhe më kanë lëshuar. Nuk dola në gjykatë. Nuk kam asnjë dënim. Nuk kam dalë asnjëherë para gjykatës. Patjetër që do të vazhdojmë të protestojmë, po bëjmë dhe protestë online, po bëhet një propagandë e rremë, sikur ne na paguajnë, por ne jemi studentë të lirë që duam të mirën e Shqipërisë.

Faleminderit si media që na keni dhënë zë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: jon sinoimeri protesta