Ermal Beqiri Ermal Beqiri do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në një vendimmarrje përfundimtare lidhur me dorëzimin e tij tek autoritetet shqiptare... Gjykata e Amiens në Francë ka lënë në burg Ermal Beqirin, i kërkuar nga SPAK lidhur me abuzimet me tenderët e AKSHI-t.
Sipas gazetës franceze “Le Courrier Picard”, vendimi është marrë këtë të premte, më 23 tetor, pasi biznesmeni u paraqit sërish përpara gjykatës, vetëm tri ditë pas shqyrtimit të mëparshëm të kërkesës për lirimin e tij. Gjyqtarët vendosën të mos e pranojnë kërkesën, duke bërë që Beqiri të mbetet në qeli deri në vijimin e procedurave gjyqësore për ekstradimin e mundshëm.
Apeli francez shqyrtoi në themel kërkesën për ekstradim, pas përgjigjes së autoriteteve gjyqësore shqiptare, të cilat kishin dërguar tri dokumente: një letër nga ministri i Drejtësisë, një tjetër nga drejtuesi i Prokurorisë Kundër Korrupsionit lidhur me garancitë juridike dhe një dokument të tretë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. 2.1 milionë euro pasuri të sekuestruara dhe një kështjellë, Ermal Beqiri kërkon lirimin nga burgu në Francë
21 Tetor, 10:14 Ndaj tij, SPAK ka ngritur veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Hetimet përfshijnë 19 procedura prokurimi publik, me një vlerë totale të përllogaritur prej rreth 59 milionë eurosh.
Megjithatë, mbrojtja e Beqirit kundërshtoi vlefshmërinë dhe përmbajtjen e këtyre dokumenteve. Avokati i tij, Nicolas Paganelli, i cilësoi ato të paplota dhe të pamjaftueshme për të garantuar respektimin e të drejtave të klientit të tij.
“Këto janë drafte, jo punë serioze. Ju nuk jeni shërbimi që duhet të plotësojë garancitë diplomatike të paplota”, deklaroi avokati gjatë seancës.
Vetë Beqiri mësohet se ka kundërshtuar akuzat duke shprehur mosbesim ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
“Nëse kam korruptuar dikë, është shteti. Por nga ajo anë, askush nuk është në burg. Ka ende një problem. Kjo çështje është thjesht politike”, deklaroi Beqiri para gjyqtarëve francezë.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Amiens mbajti qëndrim në favor të ekstradimit të biznesmenit drejt Shqipërisë. Përfaqësuesi i akuzës argumentoi se Dhoma e Hetimit nuk ka për detyrë të gjykojë në tërësi funksionimin e sistemit gjyqësor shqiptar.
“Ju po kërkoni të mbani një qëndrim mbi sistemin gjyqësor shqiptar, por ky nuk është roli i Dhomës së Hetimit”, u shpreh prokurori francez.
Kujtojmë se Ermal Beqiri u arrestua pasi fluturoi me avionin e tij privat në një lartësi të ulët mbi centralin bërthamor Penly, midis Dieppe dhe Le Tréport të Francës. Përballë autoriteteve franceze, më 27 korrik, Beqiri ka deklaruar se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin kur kaloi mbi central ishte duke folur në telefon me nënën e tij.
Në kuadër të procedurës së pranimit të fajësisë, ai u dënua me një gjobë prej 7 mijë eurosh. Edhe pse pritej që të lirohej pas përfundimit të kësaj procedure, Beqiri vijon të qëndrojë në burgun e Beauvais, pasi autoritetet shqiptare i kanë dërguar Francës një kërkesë për ekstradimin e tij. Autoritetet franceze i kanë sekuestruar një kështjellë të shekullit të 16-të , gati 1 orë larg Parisit, llogari bankare me një vlerë prej më shumë se 2.1 milion euro, dy apartamente në jug të Francës, disa automjete, një jaht si dhe një avion të lehtë.beqiri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Pështyu lart dhe i ra mbi kokë”, Ilir Kulla kritikon Ramën për gjyqin publik: Bashkë me Berishën e kanë krijuar këtë realitet 23 Tetor 2026, 21:3421:34Aktualitet Rama urdhëroi dorëheqjen e tyre, kush janë Drejtoritë që preken nga furtuna? 23 Tetor 2026, 21:2321:23Aktualitet Protestat në Shqipëri/ Kongresmeni amerikan ultimatum Ramës: Ndalni dhunën, të dëgjohet zëri i qytetarëve 23 Tetor 2026, 21:2021:20Aktualitet Protesta e 24 tetorit/ Sindikata e Artit, Kulturës dhe Medias i bashkohet studentëve: Nesër në shesh për dinjitet dhe të drejta! 23 Tetor 2026, 21:0021:00Aktualitet Studentët nuk tërhiqen, protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 11-të; të shtunën tubimi kombëtar 23 Tetor 2026, 20:0220:02Aktualitet “Rama po mbjell frikë për të mbajtur pushtetin”, studentja bën thirrje për protestë masive: Nuk duhet të heshtim! 23 Tetor 2026, 19:5819:58Aktualitet

