I rrethuar nga përfaqësues të supermarketeve, kryeministri Edi Rama tha këtë të diel, se me uljen e TVSH për produktet e shportës në 6% nga 1 janari, efekti në xhepat e konsumatorëve do të jetë i ndjeshëm. “Është një sistem ku çmimet nuk imponohen dot nga tregu, por nga ana tjetër ka mekanizma që rregullojnë marrëdhëniet mes konsumatorit dhe tregut. Me uljen e tvsh për produktet e shportës në 6%, janë 150 milionë euro që do ti mbeten konsumatorit nuk do ti marr më arka e shtetit, do të ketë konsumatori më shumë para në xhep për të blerë më shumë”, theksoi Rama në podcastin e tij ‘Flasim’ në rrjetet sociale. Rama tha se edhe platforma e lançuar së fundmi nga qeveria “Pasqyra e Çmimeve”, ku konsumatorët shohin çmimet e produkteve bazë, ka rritur transparencën. LEXO EDHE:Dita e Alfabetit, Rama 'udhëton' në vitin 1908 përmes inteligjencës artificiale, shfaqet në foton historike të rilindasve të Kongresit të Manastirit Por jo vetëm. Sipas qeverisë pasqyrimi i çmimeve në këtë platformë, ka sjellë uljen çmimeve te 34% produkteve pjesë e saj. “Pasqyra e çmimeve do të orientojë më mirë konsumatorin në këtë panoramë ofertash e çmimesh, kompanitë operatorët kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe janë të vetëdijshëm që kjo është një kohë për të parë më me kujdes ndjeshmërinë e konsumatorit, sepse ka një ngarkesë të madhe në këtë kohë ku kanalet e rrjeteve sociale po bëjnë kërdinë me sajesa”, shtoi Rama. “Mbi 10 mijë vizitorë unikë, qëndron mbi 3 minuta, shfleton mesatarisht në 5 faqe, për 5 javë, 34% e produkteve kanë patur ulje”, tha inxhinierja e ‘Pasqyrë Albania’. Rama solli në vëmendje edhe disa masa të tjera të ndërmarra në paketën fiskale për 2027, si heqja e taksës së qarkullimit, që do të sjellë uljen e çmimit të naftës në vend. Masat e reja hyjnë në fuqi nga 1 janari, pasi Buxheti dhe paketa fiskale e 2027 të miratohen në Kuvend më 26 nëntor. R.Xh A.Hl Shqiptarja.com TAG: TVSH buxheti 2027 paketa fiskale 2027 edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.3% Protesta 22.9% Asnjëra 5.8% Vota total: 1528 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
