Lajme Zone
Turqia e kërkon pas dënimit për lidhje me terrorizmin, Apeli lë në burg aktivisten turke
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Turqia e kërkon pas dënimit për lidhje me terrorizmin, Apeli lë në burg aktivisten turke

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u arrestua në Shqipëri pasi rezultoi e shpallur në kërkim nga autoritetet turke.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për turken Julide Yazici. 32 vjeçarja u arrestua në fillim të këtij gushti në Rinas pasi rezultoi e shpallur në kërkim nga autoritetet turke. Yazici, e cila sipas të dhënave të bëra publike ka përfituar azil politik në Francë është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e Stambollit me 4 vjet e 2 muaj burgim (mbetur për të kryer 3 vjet 5 muaj e 22 ditë burg), për veprat penale, "Dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste" dhe "Pjesëmarrje në organizatë terroriste". LEXO edhe...Lejoi ndërtimin pa leje të 'Copacabana' nën dyshimet për ryshfet, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin! Më 14 gusht avokati i saj Artan Shllaku tha për Report Tv se do të kërkojë daljen e saj nga burgu dhe lehtësimin e masës, në arrest shtëpie, por vendimi i tij është rrëzuar. Sipas pretendimeve Yazici ishte dënuar vetëm sepse kishte strehuar për një natë një kundërshtar të regjimit të Rexhep Tajip Erdogan, me kërkesën e një mikeshe. Me një historik aktivizmi, në mbështetje të minoritetit kurd dhe pjesmarrëse në protestat kundër pushtetit të Erdoganit, ajo rezulton të ketë bërë disa muaj burg dhe pasi është liruar, është larguar nga Turqia për në Francë ku ka mundur të marrë dhe statusin e refugjates politike. Megjithatë beteja për masën e sigurisë nuk është e vetmja që aktivistja turke do të duhet të zhvillojë në Shqipëri. Me mbërritjen e dosjes së saj nga Turqia, ajo do të duhet të nisë procedura të tjera gjyqësore për të kundërshtuar ekstradimin. Mbetet për të parë nëse statusi i saj si refugjate politike në Francë, do të ketë ndikim në vlerësimin e kërkesës së autoriteteve turke. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al julide yazici gjykata e apelit Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5353 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?