Lajme Zone
"Turpërohet” Rusia, anulon dy koncertet e Kanye West në Shën Petersburg!
PolitikëPamfleti

"Turpërohet” Rusia, anulon dy koncertet e Kanye West në Shën Petersburg!

Njoftimi vjen pasi eventi ishte reklamuar dhe biletat kishin dalë në shitje. Sipas të dhënave të publikuara për koncertet, kërkesa ishte e lartë dhe biletat u shitën menjëherë, përfshirë kategori që arrinin deri në 1 896 dollarë.

Kanye West Për çudi as Vladimir Putin, e as ministri i tij i Kulturës nuk u panë të ndërhynin për të shpëtuar Rusinë nga “turpërimi”... Rusia rrezikon të hyjë në listën e vendeve të “turpëruara”, të paktën nëse për këtë përdoret standardi që kryeministri Edi Rama vendosi pak javë më parë në Shqipëri për koncertin e Kanye West. Gazprom Arena në Shën Petersburg, ku ishin paralajmëruar dy koncerte të reperit amerikan Ye, i njohur më parë si Kanye West, më 10 dhe 11 tetor, deklaroi se koncertet nuk mund të zhvillohen në stadium.

Njoftimi vjen pasi eventi ishte reklamuar dhe biletat kishin dalë në shitje. Sipas të dhënave të publikuara për koncertet, kërkesa ishte e lartë dhe biletat u shitën menjëherë, përfshirë kategori që arrinin deri në 1 896 dollarë.

Por edhe pse biletat u shitën, Rusia vendosi të anulojë koncertet e këngëtarit antisemitist, West. E kundërta ndodhi në vendin tonë ku më shumë se gjysma e biletave nuk u shitën dhe ishin të gjitha kushtet për ta anuluar koncertin, shteti ndërhyri duke marrë para nga fondi i emergjencave për të blerë biletat e mbetura. Siç tha Rama vetëm pak ditë para koncertit, 'për të shpëtuar vendin nga turpërimi'.

"4 milionë euro në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West", shkruante Rama në "Facebook".

Ndërkohë në Rusi historia u paraqit krejt tjetër, drejtuesit e stadiumit lëshuan një deklaratë duke u distancuar nga koncertet e Ye. Për çudi as Vladimir Putin, e as ministri i tij i Kulturës nuk u panë të ndërhynin për të shpëtuar Rusinë nga “turpërimi”.

Lajmi erdhi pasi vende si Mbretëria e Bashkuar, Italia, Polonia, Zvicra, Franca dhe vende të tjera bllokuan ose kërkuan të bllokonin koncertet e Ye për shkak të shqetësimeve për sigurinë publike lidhur me shpërthimet e tij të mëparshme antisemite dhe shprehjet e simpatisë ndaj nazizmit.

Në janar, Ye kërkoi falje për sjelljen e tij dhe foli për problemet e tij me shëndetin mendor. "Unë nuk jam nazist ose antisemit. Unë i dua njerëzit hebrenj", shkroi ai. "

Paraqitja e planifikuar shkaktoi polemika jashtë Rusisë. Plani i Ye-së për të performuar në vend, u tha se shpërfill sanksionet gjithëpërfshirëse dhe bën thirrje për bojkote kulturore. Brenda Rusisë, politikani Nikolay Novichkov bëri thirrje që muzikanti të hetohet për lëvdatat e Hitlerit dhe tha se koncertet duhet të anulohen nëse ai nuk deklaron publikisht "mbështetje morale për Rusinë dhe operacionin special ushtarak".

Por pavarësisht polemikave, fansat nuk janë dekurajuar ta shohin Ye-në drejtpërdrejt kur koncertet janë lejuar të mbahen. Kohët e fundit ai ka performuar para një audience të gjerë në SHBA, Turqi, Holandë, Gjeorgji, Shqipëri, Portugali dhe Kazakistan, me data të tjera të planifikuara për në SHBA dhe Indonezi. Datat vijnë në mbështetje të albumit të tij të 12-të solo, Bully, i publikuar në mars.rusia kanye Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Tragjedi në Pakistan, materniteti përfshihet nga flakët; humbin jetën 14 foshnja 26 Gusht 2026, 08:0608:06Rajoni dhe Bota Administrata Trump ‘bllokon’ aplikimet për viza, anulohen intervistat në të gjitha ambasadat amerikane 26 Gusht 2026, 07:4507:45Rajoni dhe Bota Pse shkoi në Moskë kreu i CIA-s? 25 Gusht 2026, 22:3622:36Rajoni dhe Bota Trump hap front të ri për vizat, 103 mijë dollarë për të punësuar një të huaj në SHBA 25 Gusht 2026, 21:4521:45Rajoni dhe Bota A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump 25 Gusht 2026, 21:4421:44Rajoni dhe Bota Vdekja e këngëtares Dolly Parton, Trump: Flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë 25 Gusht 2026, 21:2121:21Rajoni dhe Bota