Lajme Zone
“Turp” sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse, Zelensky i përgjigjet Trump: Po mbroj interesat e Ukrainës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Turp” sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse, Zelensky i përgjigjet Trump: Po mbroj interesat e Ukrainës

Trump deklaroi gjithashtu se Zelensky është “më i vështirë për t’u trajtuar” sesa presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar një ditë më parë ashpër Volodymyr Zelenskyn, duke e akuzuar se nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje paqeje me Rusinë dhe duke i cilësuar sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës si “një turp”. Trump deklaroi gjithashtu se Zelensky është “më i vështirë për t’u trajtuar” sesa presidenti rus Vladimir Putin. LEXO edhe...‘Non grata’ nga SHBA, media amerikane ‘Mother Jones’ ngre pikëpyetje: Kush ia mundësoi Berishës takimet me zyrtarët e Trump në Dallas? Sot, Zelensky iu përgjigj kritikave të Trumpit duke deklaruar se po mbron interesat e Ukrainës dhe se nuk mund të pranojë marrëveshje që mund të favorizojnë Moskën, raporton BBC. “Nëse nuk i mbroj unë këto interesa, kush tjetër do ta bëjë?”, u shpreh presidenti ukrainas gjatë samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Zelensky kundërshtoi gjithashtu marrëveshjen amerikane për importin e naftës dizel nga Rusia, duke paralajmëruar se ajo mund të pasohet nga një marrëveshje për gazin rus. Gjatë samitit, presidenti ukrainas kërkoi edhe mbështetje financiare nga Evropa, duke deklaruar se Ukrainës i nevojiten të paktën 70 miliardë euro nga BE-ja për mbrojtjen dhe armatimet vitin e ardhshëm. A.C/ReportTv.al donald trump Volodymyr Zelensky Rusi evropa 1914 Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.7% Jo 78.8% Disi 3.5% Vota total: 2655 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?