Lajme Zone
Turistja e huaj gjendet e pajetë në një apartament në Durrës
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Turistja e huaj gjendet e pajetë në një apartament në Durrës

Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një apartament në qytetin e Durrësit.

Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një apartament në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, gruaja kishte marrë me qira ditore një apartament në një pallat pranë Muzeut Arkeologjik, ku edhe është gjetur pa shenja jete.

Pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e vdekjes.

Deri në këto momente, nuk bëhet i ditur identiteti i turistes dhe as shkaku i vdekjes, ndërsa priten të dhëna të tjera nga autoritetet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.