Çdo ditë, vizitorë nga vende të ndryshme të botës zgjedhin të eksplorojnë kryeqytetin shqiptar, ku kryesojnë turistë nga vendet evropiane, të tërhequr nga historia, kultura dhe atmosfera e tij unike.
Ndalesat më të frekuentuara në qytet mbeten Sheshi Skënderbej, Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit, Mali i Dajtit, si edhe shumë atraksione të tjera që vazhdojnë të zgjojnë interesin e turistëve të huaj.
“Jam nga Tajlanda, por, jetoj në Zvicër. Këtu më duket shumë bukur. Kam qenë edhe në Maqedoninë e Veriut. Është pothuajse e ngjashme. Tirana nuk është aq e shpërndarë. Qyteti është lehtë për tu vizituar, kështu që mund të ecësh ngadalë në këmbë për ta përshkruar rreth e përqark. Më pëlqen edhe peizazhi malor, mali i Dajtit. Shumë i bukur. Këtu njerëzit janë shumë miqësorë, të ngrohtë. Ndalen e na përshëndesin, edhe pse unë nuk dijë shqip, vetëm dy fjalë kam mësuar; faleminderit, dhe të dua….” “Ne vijmë nga Holanda. Këtu është vërtet shumë bukur. Shumë bukur. Njerëz miqësorë, ushqim i mirë, i përballueshëm për ne. Po, është vërtet një përvojë shumë e mirë deri më tani. Ne nuk kemi vizituar vetëm Tiranën, ishim në Durrës, Berat dhe tani do të shkojmë edhe në Krujë. Sheshi “Skëndërbej” është gjëja e parë që pamë, është mahnitëse. Vërtetë shumë mbreslënës.”
“Ne vijmë nga Franca. Është hera jonë e parë që vijmë në Tiranë. Mbërritëm dje, dhe nuk kemi vizituar shumë vende. Kaq sa kemi parë, është një vend i bukur.”
“Unë vij nga Estonia, sëbashku me motrën time. Kemi rreth 20 minuta që mbërritëm këtu, dhe nuk kemi parë asgjë ende. Por, Sheshi “Skëndërbej” është shumë i bukur.”
Përtej atraksioneve, ajo që mbetet më gjatë në kujtesën e vizitorëve është atmosfera mikërpitëse shqiptare dhe energjia që e karakterizon qytetin.
“Unë vij nga Zvicra. Tirana më duket shumë e bukur, më pëlqen shumë përzierja e ndërtesave të vjetra kulturore dhe arkitekturës së re shumë të bukur. Ushqimi është shumë i mirë dhe njerëzit janë vërtetë shumë të sjellshëm dhe mikpritës. Për Shqipërinë kam dëgjuar shumë, pasi në Zvicër aty ku unë jetoj ka shumë shqiptarë, dhe të gjithë ma kanë sugjeruar që ta vizitoja një ditë.”/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Tiranëturiste

