Lajme Zone
Plagosja e të riut me armë në Kurbin/ Zbardhet ngjarja, shpallet në kërkim një 47-vjeçar
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja e të riut me armë në Kurbin/ Zbardhet ngjarja, shpallet në kërkim një 47-vjeçar

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Kurbinit, ku mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri 22-vjeçari Veron Pasha.

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Kurbinit, ku mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri 22-vjeçari Veron Pasha.

Në kërkim është shpallur 47-vjeçari Klodjan Ndoj, i dyshuar si autori i ngjarjes, i cili pas plagosjes u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë, nën kërcënimin e armës, edhe automjetin e 22-vjeçarit.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja. Punohet intensivisht për kapjen e autorit dhe gjetjen e automjetit të 22-vjeçarit.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Ndoj akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet kurbinplagosje