Karaburuni dhe Sazani vijojnë të jenë ndër destinacionet më të preferuara për turistët e huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet në Vlorë. Çdo ditë, dhjetëra vizitorë nisen me mjete të ndryshme lundruese drejt dy prej atraksioneve më të njohura turistike të jugut të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e turistëve vijnë nga vende si Anglia dhe Gjermania. Ata shprehen se janë njohur me bukuritë e Karaburunit dhe Sazanit përmes internetit dhe rrjeteve sociale, ku pamjet e publikuara i kanë bindur ta zgjedhin Shqipërinë si destinacion pushimesh. Pas vizitës, turistët thonë se pritshmëritë e tyre janë përmbushur plotësisht. Ata vlerësojnë detin e kristaltë, natyrën e paprekur dhe klimën, ndërsa veçojnë edhe mikpritjen e banorëve vendas dhe gatimet tradicionale shqiptare. Të kënaqur nga përvoja e tyre në Vlorë, vizitorët theksojnë se do të rikthehen sërish për pushime dhe do ta rekomandojnë Shqipërinë, Vlorën, Karaburunin dhe Sazanin edhe te miqtë dhe familjarët e tyre. Karaburuni dhe Sazani vijojnë të tërheqin turistë të shumtë të huajÇdo ditë të javës, dhjetëra turistë të huaj që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet vizitojnë dy prej atraksioneve më të njohura turistike të jugut, gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit. pic.twitter.com/OmXwDxw2e3— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 11, 2026
