Lajme Zone
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
Të tjeraEuronews Albania

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej në fillim të muajit qershor.

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej në fillim të muajit qershor. Ditën e sotme, në pikën e kalimit u konstatua se automjetet kalojnë lirshëm. Drejtuesit e mjeteve vetëm regjistrohen nga kamerat e vendosura në traun e pikës së pagesës dhe më pas vazhdojnë udhëtimin pa kryer asnjë pagesë. Në pikën e pagesës janë të pranishme edhe stafet përkatëse, por sipas informacioneve të siguruara, ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisë aplikimi i tarifës për përdorimin e tunelit. Ky mbetet një lajm i mirë për qytetarët dhe pushuesit, të cilët, të paktën deri tani, mund të kalojnë falas në Tunelin e Llogarasë gjatë këtij sezoni veror.