Lajme Zone
Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës
PolitikëEuronews Albania

Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës

Në Tiranë ka nisur dita e tetë e protestës së studentëve, të cilëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët.

Në Tiranë ka nisur dita e tetë e protestës së studentëve, të cilëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët. Rreth orës 10:00 studentët dhe pedagogët kanë marshuar drejt Kryeministrisë aty ku kanë përmbysur karriget e vendosura më herët nga kryeministri Edi Rama në mënyrë simbolike si ftesë për dialog. Rreth mesditës studentëve të mbledhur para Kryeministrisë iu bashkua edhe një grup tjetër i madh studentësh të cilët u grumbulluan në sheshin Skënderbej për të marshuar në mënyrë të organizuar drejt Kryeministrisë.