Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Truprojat e Orange Club dhunojnë shefin e Krimeve në Sarandë, në pranga administratori dhe 5 të tjerë! Hita pezullon 2 efektivë të dypunësuar pa leje si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)


Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lokalin 'Orange' në Sarandë, ku u dhunua shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli. Për ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre administratori i lokalit ku ndodhi konflikti, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas Policisë, rreth orës 03:20, në ambientet

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lokalin 'Orange' në Sarandë, ku u dhunua shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli. Për ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre administratori i lokalit ku ndodhi konflikti, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas Policisë, rreth orës 03:20, në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën "Butrinti", rojet e sigurisë së lokalit ishin konfliktuar me disa persona, pa njoftuar shërbimet e Policisë. Në atë moment, Bakalli, i cili po kalonte rastësisht me automjetin e tij, ka ndaluar, është prezantuar si punonjës policie dhe ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. LEXO edhe...Përplasja mes policëve dhe rojeve të sigurisë te ‘Orange Club’, pamje nga momenti kur efektivët shoqërojnë disa persona (VIDEO) Policia bën me dije se rojet e sigurisë nuk kanë ndërprerë konfliktin, por kanë goditur me grushte edhe shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të njoftojë kolegët për ndihmë. Pas rreth një minute në vendngjarje kanë mbërritur Forca e Posaçme "Shqiponja" dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë. Më pas, gjatë kontrolleve, policia lokalizoi në një banesë në fshatin Gjashtë pjesën tjetër të rojeve të sigurisë së lokalit. Në pranga u vunë administratori i lokalit 'Orange' 35 vjeçari Marjo Katiraj, 38 vjeçari Elgent Ndoj por edhe Faik Hoxha 35 vjeç, ⁠Indrit Cullhaj 34 vjeç, Ardit Kasemi 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29 vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28 vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim. Lidhur me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, pezulloi menjëherë nga detyra dy efektivë të Policisë, një punonjës të Repartit "RESI" dhe një efektiv të RENEA-s, pasi sipas Policisë rezultonin të dypunësuar pa leje si roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti. Sipas njoftimit zyrtar, ata nuk njoftuan Policinë për konfliktin dhe nuk ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e tij, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor ndaj tyre. Bakalli u paraqit në spital me hematoma në sy dhe dëmtime të tjera, mori ndihmën mjekësore dhe më pas u largua. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se pa dy persona që po konfliktoheshin në rrugën "Butrinti" dhe se u godit me grusht nga njëri prej tyre teksa ndërhyri për t'i ndarë. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 18:58 Përplasja mes policëve dhe rojeve të sigurisë te ‘Orange Club’, pamje nga momenti kur efektivët shoqërojnë disa persona (VIDEO) Të tjera pamje kanë dalë nga përplasja mes efektivëve të Policisë dhe rojeve private të sigurisë në Orange Club në Sarandë.Nga pamjet duken momentet e tensioneve mes palëve, kur efektivët e forcave Shqiponja po shoqërojnë rojet e sigurisë së clubit.Në ngjarjen e ndodhur në Orange Club mbeti i dhunuar shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli, ndërkohë që u prangosën administratori i 'Orange', 35-vjeçari Marjo Katiraj, 38-vjeçari Elgent Ndoj, por edhe Faik Hoxha 35-vjeç, ⁠Indrit Cullhaj 34-vjeç, Ardit Kasemi 31-vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29-vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28-vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.Sipas Policisë, konflikti nisi pasi shefi i Krimeve në Sarandë ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së ‘Orange Club’ dhe disa personave të tjerë. Share U.D/R.Xh/ReportTv.al Skënder Hita Vlore orange club sarande mateo bakalli sarande Marjo Katiraj Elgent Ndoj Faik Hoxha ⁠Indrit Cullhaj Ardit Kasemi Besnik Sullollari Pjetër Doçi Komento Komente Mbaje se te shpetoi: 16/08/2026 18:23 Pa uniforne ditesh mes sherrit??! Normal qe do hash dru. Përgjigju Adri: 16/08/2026 17:05 Mos fys shportin ne gjynah me kete te sarandes.po ky hita te hetoje nje rrahje te julian shpatarakut ne el.. e pastaj te nesermen arrestuan nja 10 vete se medemek kunderahtuan nje kontroll e pastaj pas ca ditesh pati nje perplasje gjykate prokurori me avokatin mbrojtes e pastaj e mbyllen....juliani vajti te mare leket e nje gjobe te ven nga ai...pyea me ke i ndante .pyes si ka mundesi ve gjoba pwr hesap te vet shefi e adi gje njeri.. Përgjigju Labi: 16/08/2026 16:54 Ky shefi erdhi te vinte xhob lokalit mo, prandaj hengri dru. Polici e korruptuar, ç'pret Përgjigju vlonjati: 16/08/2026 16:33 kshu do ta pesoj dhe veli alliu u ka ren njerezve ne qaf Përgjigju Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 25.1% Social media 16.6% Vota total: 1474 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?