I shumëkërkuari Ylli Zalla është shfaqur pranë banesës së tij pas shpërthimit me tritol, duke pretenduar se bandat kriminale kërkojnë ta vrasin. Ylli Zalla ka reaguar pas shpërthimit me tritol që shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesën e tij në fshatin Zall të Fushë-Krujës.
Përmes një videoje, ai ka mohuar pretendimet se mund ta ketë inskenuar vetë ngjarjen me qëllim përfitimin e azilit politik, ndërsa ka ngritur akuza ndaj Policisë dhe grupeve kriminale.
Zalla, i cili rezulton në kërkim në lidhje me atentatin e Rinasit, është shfaqur pranë banesës së dëmtuar pas shpërthimit.
“Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat. Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim. Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë. Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, thotë mes të tjerash Zalla.
Shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë se rreth gjysma e banesës ka dalë jashtë përdorimit, ndërsa nga përmasat e dëmeve dyshohet se është përdorur një sasi e konsiderueshme lënde plasëse.
Zalla është shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2025, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit.
Më 20 shkurt të këtij viti, në kuadër të hetimeve, u gjet edhe një arsenal armësh që dyshohet se i përkiste atij dhe se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Gjendet i pajetë 69-vjeçari në Vlorë, policia nis hetimet 16 Gusht 2026, 18:2818:28Kronike Plagosje me thikë në portin e Vlorës, arrestohet autori 16 Gusht 2026, 18:1018:10Kronike Sherri në Sarandë ku u dhunua shefi i Krimeve, policia zbardh ngjarjen: 6 persona në pranga dhe dy efektivë të pezulluar! 16 Gusht 2026, 16:2816:28Kronike Atentati i dështuar në Elbasan, Softa zbardh pistën e konfliktit: Motivi ka qenë i fortë! 16 Gusht 2026, 16:1116:11Kronike Aksident në Durrës, përplasen dy makina; njëra përfn e përmbysur 16 Gusht 2026, 15:3115:31Kronike I kërkuar nga Spanja për trafik kokaine, arrestohet në Rinas 43-vjeçari 16 Gusht 2026, 15:0115:01Kronike

