Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjetjen e një personi të pajetë në lumin Lana, në Tiranë, këtë të diel. Në njoftim thuhet se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë ndërsa sipas të dhënat paraprake të policisë “dyshohet se në gjendje të dehur, ai është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën”. Njoftim i i policisë “Rreth orës 12:56, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas. Bëjmë me dije se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjendet një person i pa jetë në lumin Lana, policia: Rasti po verifikohet (VIDEO)

