Lajme Zone
Trump sinjale për fundin e luftës në Iran: Negociatat nisin të hënën pasdite
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Trump sinjale për fundin e luftës në Iran: Negociatat nisin të hënën pasdite

Trump u shpreh se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, si edhe partnerët e SHBA-ve, si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, i kishin kërkuar të mos kryente sulme gjatë fundjavës.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se bisedimet e reja me Iranin do të fillojnë të hënën, pasi anuloi atë që ai tha se do të kishin qenë sulme "masive" ndaj vendit. "Ata e dinin shkallën e sulmit sepse e panë se po përgatitej," u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One të dielën. "Po flasim me ta në formën e negociatave. Ato fillojnë të hënën pasdite." LEXO edhe...Ylli Pata: Pse PD do ta shtyjë hyrjen në fuqi të marrëveshjes ushtarake me SHBA? Në një postim të mëparshëm në Truth Social, Trump tha se i ishte kërkuar nga Irani dhe aleatët e SHBA-ve në Lindjen e Mesme që të "përmbahej" nga çdo sulm, pasi "parametrat" e një marrëveshjeje ishin rënë dakord. Presidenti amerikan ka premtuar vazhdimisht se negociatat për fundin e luftës është afër, por më pas sulmet reciproke kanë rifilluar. Në komentet e tij në Air Force One, Trump nuk pranoi të përcaktojë një afat për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin, duke shtuar: "Do të shohim si do të shkojë. Jemi gati të veprojmë në çdo kohë që duam... Nuk po kërkoj të vras njerëz." Trump shtoi se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, si edhe partnerët e SHBA-ve, si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, i kishin kërkuar të mos kryente sulme gjatë fundjavës. "Ishim plotësisht gati të vepronim," tha Trump. "Arsyeja pse ma kërkuan është sepse ata mendojnë se ka një marrëveshje. Ka një marrëveshje për Hormuzin dhe do të ketë një marrëveshje edhe për çështjen bërthamore." Agjencia iraniane Mehr mohoi se Teherani u kishte kërkuar SHBA-vr të përmbahej nga veprime të mëtejshme ushtarake, duke i cilësuar pretendimet e Trump si "asgjë më shumë se një gënjeshtër e re". Të dielën, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se negociatat me Omanin për një marrëveshje lidhur me Ngushticën e Hormuzit ishin "në rrugën e duhur drejt përfundimit", sipas mediave iraniane. Presidenti amerikan ende nuk ka bërë të ditur vendin ku do të zhvillohen bisedimet të hënën, as se kush mund të marrë pjesë në to. Gjatë deklaratave të tij në Air Force One, Trump tha se sulmet e planifikuara do të kishin qenë "sulmi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore" dhe se ato mund të kishin penguar mundësinë e një përfundimi të negociuar të luftës që ka zgjatur prej muajsh. Trump nuk pranoi të përgjigjej nëse kishte planifikuar të godiste infrastrukturën energjetike të Iranit, gjë që ekspertët e së drejtës ndërkombëtare kanë thënë se mund të përbëjë një krim lufte. Më herët, ministri në detyrë i Mbrojtjes i Iranit, Majid Ibn al-Reza, tha se Teherani e konsideron çdo kërcënim nga kundërshtarët e tij si "real dhe të besueshëm", edhe nëse ai është pjesë e luftës psikologjike. "Ne as nuk do të kapemi në befasi dhe as nuk do të qëndrojmë duarkryq," shtoi ai. P.J/ReportTv.al donald trump SHBA lufta në Iran iran Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.7% Vota total: 3640 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?