Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Paolo Zampollin nga detyra e të dërguarit special në Departamentin e Shtetit. Lajmi raportohet nga ABC, sipas së cilës Zampolli është njoftuar për vendimin ditën e enjte. Pas shkarkimit, Zampolli reagoi në rrjetin social X, ku konfirmoi përfundimin e detyrës së tij dhe u shpreh se mandati i të dërguarit special zgjat një vit, por Trump ia kishte zgjatur atë për më shumë se gjashtë muaj.
“Pozicionet e të dërguarit special zgjasin një vit. Trump e zgjati atë për më shumë se gjashtë muaj”, shkroi Zampolli.
Ai kujtoi gjithashtu marrëdhënien e tij me presidentin amerikan, duke treguar se vite më parë Trump e kishte orientuar drejt sektorit të pasurive të paluajtshme.
“Vite më parë, ai më futi në pasuri të paluajtshme. Tani më pyet: ‘Pse do të punosh për qeverinë kur mund të bësh të gjitha këto marrëveshje?’”, u shpreh Zampolli. Special Envoys appointments are for one year. President Trump extended it for more than six months.
Years ago, he told me I was too good for modeling and brought me into real estate.
Now he told me: “Why do you want to work in government when you can close all these deals?”
The President is always right.
Serving him and the United States has been the greatest honor of my life. I am deeply grateful to President Trump, Secretary Rubio and the entire team.
Now it is time for the next chapter – back to business, building relationships and closing deals.
President Trump changed my life once. He just did it again. @POTUS @SecRubio
— Paolo Zampolli (@AMBZAMPOLLI) October 15, 2026 Në reagimin e tij, ai theksoi se e konsideron shërbimin ndaj Shteteve të Bashkuara një nder të veçantë dhe se tashmë do të nisë një kapitull të ri.
“Shërbimi ndaj Shteteve të Bashkuara ka qenë nderi më i madh i jetës sime. Tani është koha për një kapitull të ri”, përfi ai. Top Channel

