Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ekziston një "mundësi e mirë" për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, por paralajmëroi se Uashingtoni është gati të rifillojë shpejt bombardimet e pezulluara gjatë fundjavës nëse negociatat dështojnë. "Po bisedojmë pikërisht tani", u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit presidencial Air Force One. Ai pretendoi se Teherani kishte kërkuar një armëpushim dhe një takim të ri pas dy javësh sulmesh amerikane. "Arsyeja e vetme pse duan të takohen me ne është se i goditëm shumë fort", tha Trump. LEXO EDHE:Irani ekzekuton edhe dy burra në lidhje me protestat e janarit Megjithatë, Irani e hodhi poshtë këtë version. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, mohoi se Teherani kishte ofruar negociata në këmbim të pezullimit të sulmeve ajrore, duke sqaruar se kontaktet me SHBA-në do të vazhdojnë vetëm përmes ndërmjetësve. Sipas autoriteteve iraniane, Katari dhe Pakistani vijojnë të ndërmjetësojnë në përpjekjet për të rikthyer marrëveshjen e armëpushimit të 17 qershorit, e cila më pas dështoi. Ndërkohë, rebelët Houthi në Jemen njoftuan se kanë ndërmarrë sulme të reja me dronë ndaj infrastrukturës saudite të naftës. Sulmet vijnë pasi gjatë fundjavës ishin goditur objektet e gjigantit saudit të energjisë, Aramco. lajm në përditësim... K.M/Shqiptarja.com TAG: donald trump SHBA iran lufta në Iran Komento Komente TanZ: 28/07/2026 09:37 Ky Trump eshte bo me keq nga Rama, shet enderra. Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64% Jo 29.3% Nuk e di 6.7% Vota total: 6426 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

