Lajme Zone
Trump përjashton sulmin e menjëhershëm ndaj Iranit: Nuk do të ketë goditje, por tensionet mbeten të larta
BotëReport TV

Trump përjashton sulmin e menjëhershëm ndaj Iranit: Nuk do të ketë goditje, por tensionet mbeten të larta

Më herët, presidenti amerikan kishte paraqitur dy alternativa për Iranin: arritjen e një marrëveshjeje diplomatike ose përshkallëzimin e veprimeve ushtarake.

Presidenti amerikan Donald Trump ka përjashtuar një sulm të menjëhershëm ushtarak ndaj Iranit, duke deklaruar se Uashingtoni nuk ka plane për të goditur Teheranin të dielën. Megjithatë, deklaratat e zyrtarëve amerikanë tregojnë se mundësia e një përshkallëzimi ushtarak mbetet e hapur. “Përgjigjja është jo. Nuk do të ketë goditje”, tha Trump për gazetarët, ndërsa theksoi se SHBA-ja disponon dy grupe të ndryshme raportesh inteligjence për situatën në Iran. LEXO edhe...Lula rizgjidhet President i Brazilit për herë të katërt, përmbys rezultatin e raundit të parë të votimit dhe mposht konservatorin Bolsonaro të mbështetur nga Trump Nga ana tjetër, një zyrtar amerikan sipas mediave të huaja deklaroi se Trump është i gatshëm të ndryshojë qasjen ndaj Teheranit dhe se një sulm mund të jetë çështje kohe. Më herët, presidenti amerikan kishte paraqitur dy alternativa për Iranin: arritjen e një marrëveshjeje diplomatike ose përshkallëzimin e veprimeve ushtarake. Ngushtica e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës mbetet në qendër të tensioneve, ndërsa SHBA-ja vijon presionin detar ndaj Iranit. Trump foli gjithashtu për zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë, duke paralajmëruar takime të mundshme diplomatike mes palëve për arritjen e një marrëveshjeje. Ai komentoi edhe protestat në disa vende evropiane, duke kritikuar politikat e migracionit, si dhe akuzoi Tajvanin se ka dëmtuar industrinë amerikane të gjysmëpërçuesve përmes çmimeve të ulëta. A.C/ReportTv.al donald trump Uashington SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.5% Disi 2.8% Vota total: 15420 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?