Lajme Zone
Trump përgatitet për largim pas humbjes së republikanëve: MAGA do të mbijetojë edhe pa mua
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Trump përgatitet për largim pas humbjes së republikanëve: MAGA do të mbijetojë edhe pa mua

Në bisedën me gazetarin Ross Douthat, Trump pranoi se republikanët nuk arritën të komunikonin në mënyrë efektive mesazhin e tyre te votuesit, ndërsa identifikoi disa faktorë që, sipas tij, ndikuan në rezultatin e pafavorshëm elektoral: luftën në Iran, rritjen e çmimeve të karburantit dhe pakënaqësinë e një pjese të votuesve ndaj Izraelit.

Gjatë intervistës, Trump u ndal edhe te politika e tij e ashpër e emigracionit, duke pranuar se ajo mund të ketë ndikuar negativisht në mbështetjen ndaj republikanëve. Presidenti amerikan Donald Trump Presidenti amerikan Donald Trump beson se lëvizja politike MAGA do të vazhdojë të ketë ndikim në politikën amerikane edhe pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë. Në intervistën e parë pas zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2026, dhënë për emisionin “60 Minutes” të CBS, ai foli për të ardhmen e lëvizjes së tij, humbjen e republikanëve, luftën në Iran, politikën e emigracionit dhe emrat që mund ta pasojnë në krye të partisë.

Në bisedën me gazetarin Ross Douthat, Trump pranoi se republikanët nuk arritën të komunikonin në mënyrë efektive mesazhin e tyre te votuesit, ndërsa identifikoi disa faktorë që, sipas tij, ndikuan në rezultatin e pafavorshëm elektoral: luftën në Iran, rritjen e çmimeve të karburantit dhe pakënaqësinë e një pjese të votuesve ndaj Izraelit.

“MAGA mund të vazhdojë edhe pa mua”I pyetur nëse lëvizja Make America Great Again (MAGA) mund të mbijetojë pa të si udhëheqës, Trump u shpreh optimist për të ardhmen e saj.

Ai argumentoi se MAGA nuk është thjesht një lëvizje e lidhur me figurën e tij personale, por një drejtim politik i mbështetur në ide që, sipas tij, përfaqësojnë logjikën e shëndoshë.

“Mendoj se po, sepse MAGA është në thelb logjikë e shëndoshë”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai renditi ndër shtyllat kryesore të kësaj lëvizjeje forcimin e kufijve, një ushtri të fuqishme dhe krijimin e pasurisë, duke pretenduar se gjatë drejtimit të tij Shtetet e Bashkuara kanë arritur nivele të paprecedenta të zhvillimit ekonomik.

Duke komentuar humbjen e republikanëve në zgjedhjet e 3 nëntorit, Trump pranoi se partia e tij nuk arriti t'u shpjegonte votuesve rezultatet dhe politikat që pretendon se ka realizuar.

Republikanët pësuan një goditje të rëndë elektorale, duke humbur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Rezultati negativ u shtri edhe në disa shtete që tradicionalisht konsiderohen bastione të republikanëve, përfshirë Teksasin, Kansasin dhe Karolinën e Jugut. 60 MINUTES REPORT: Ross Douthat interviews President Trump in his first sit-down interview since the 2026 midterm elections. The wide-ranging conversation covered immigration and corruption, Iran and artificial intelligence, his potential successors and his own mortality. The interview begins with the election results.

— 60 Minutes (@60Minutes) November 9, 2026 Fillimisht, Trump argumentoi se rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse ai vetë do të ishte në fletën e votimit. Sipas tij, megjithëse kishte zhvilluar dhjetëra tubime në mbështetje të kandidatëve republikanë, nuk arriti t'ua transmetonte atyre popullaritetin dhe ndikimin e tij politik.

Megjithatë, i përballur me faktin se disa prej kandidatëve që kishte mbështetur u mundën, presidenti mbrojti zgjedhjet e tij dhe argumentoi se alternativat e tjera republikane nuk do të kishin pasur domosdoshmërisht një rezultat më të mirë.

Trump pranoi gjithashtu se lufta në Iran, shtrenjtimi i benzinës dhe qëndrimi kritik i një pjese të elektoratit ndaj Izraelit ndikuan në rezultatin zgjedhor.

Pavarësisht këtyre faktorëve, ai kundërshtoi perceptimin negativ të amerikanëve për ekonominë, duke pretenduar se performanca ekonomike e administratës së tij nuk pasqyrohej drejt në opinionin publik.

“Mendoj se ishte menaxhim i dobët i komunikimit, ndoshta nga ana ime. Por kam folur për këtë gjatë gjithë kohës”, tha Trump.

I pyetur se çfarë shkoi konkretisht keq, ai u përgjigj shkurt: “Ne nuk arritëm ta përçonim mesazhin”.

Presidenti fajësoi edhe mediat, duke pretenduar se ato nuk i kanë dhënë hapësirën e duhur lajmeve pozitive për administratën dhe republikanët.

Irani, mospajtimi me Vance dhe vendimi që Trump do ta përsëristeNjë tjetër moment i rëndësishëm i intervistës ishte diskutimi për luftën në Iran dhe qëndrimin e nënpresidentit J.D. Vance.

Ky i fundit kishte lidhur publikisht humbjen e republikanëve me pasojat politike të konfliktit. Trump zbuloi se Vance e kishte konsultuar përpara se të publikonte vlerësimin e tij dhe se ai e kishte inkurajuar të shprehte atë që mendonte realisht.

Megjithëse tha se pajtohej me pjesën më të madhe të analizës së nënpresidentit, Trump la të kuptohej se do të kishte preferuar një mbrojtje më të qartë të ndërhyrjes ushtarake.

I pyetur nëse do të merrte sërish të njëjtin vendim, ai u përgjigj pozitivisht.

“Nëse do të na duhej ta bënim përsëri, a do ta bënim përsëri? Përgjigjja është po”, deklaroi Trump.

Ai argumentoi se ndërhyrja ishte e domosdoshme për të parandaluar Iranin që të siguronte armë bërthamore, duke pranuar njëkohësisht se vendimi mund të kishte pasoja negative në planin politik afatshkurtër.

Sipas tij, rëndësia e këtij vendimi do të vlerësohet më shumë nga historia sesa nga rezultatet e menjëhershme elektorale.

Deportimet masive i kushtuan politikishtGjatë intervistës, Trump u ndal edhe te politika e tij e ashpër e emigracionit, duke pranuar se ajo mund të ketë ndikuar negativisht në mbështetjen ndaj republikanëve.

I pyetur për deportimet masive, presidenti pranoi se qasja e ndjekur ishte ndoshta tepër e ashpër.

“Ishte shumë e ashpër. Mendoj se ishte ndoshta shumë e ashpër, po”, u shpreh ai.

Trump shtoi se kjo politikë e kishte dëmtuar politikisht, duke pranuar se një pjesë e amerikanëve mbështesin qëndrimin në vend të emigrantëve që mund të kenë hyrë në mënyrë të paligjshme, por që kanë punuar dhe kanë krijuar jetën e tyre në SHBA për shumë vite.

Ky qëndrim përbën një nga pranimet më të rëndësishme të presidentit lidhur me kostot politike të politikës së tij të emigracionit.

Ukraina, pasardhësit politikë dhe deklarata për armiqtëNë intervistën për “60 Minutes”, Trump preku gjithashtu çështjen e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, duke lënë të kuptohet se Kievi mund të duhet të bëjë lëshime territoriale në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Ai foli edhe për të ardhmen politike të republikanëve dhe figurat që mund të marrin drejtimin e lëvizjes pas përfundimit të presidencës së tij.

Një nga momentet më personale të bisedës ishte deklarata e tij për marrëdhëniet me kundërshtarët politikë. Trump tha se nuk mund t'i falë disa prej armiqve të tij, madje as nëse falja do të ishte kusht për të hyrë në Parajsë. If President Trump softens on immigration enforcement, it will be a disaster: 60 Minutes: "So you think your deportation policy went too far? President Trump: "I think it was too tough." 60 Minutes: "It was too tough?" President Trump "I think it might be too tough, yeah."

— Steve Cortes (@SteveCortes) November 8, 2026 trump maga do të mbijetojë edhe pa mua Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Nga lidhja jashtëmartesore te dyshimet për spiunazh kinez, çfarë fshihet pas skandalit të shefit të Nvidia-s? 9 Nëntor 2026, 07:4007:40Rajoni dhe Bota Poloni, hapet hetim për terrorizëm pas sulmit me armë në Krakov; gjashtë viktima dhe 17 të plagosur 9 Nëntor 2026, 07:2007:20Rajoni dhe Bota Izraeli, pika e kthesës dhe hija e Bibit 8 Nëntor 2026, 22:4222:42Rajoni dhe Bota Dyshime për spiunazh dhe tradhti bashkëshortore, Jensen Huang në qendër të hetimit të raportuar në Nvidia 8 Nëntor 2026, 22:1322:13Rajoni dhe Bota Zbardhet telefonata Trump-Netanyahu, çfarë i kërkoi presidenti i SHBA pas zgjedhjeve në Izrael 8 Nëntor 2026, 21:4521:45Rajoni dhe Bota E rëndë, gjendet trupi i pajetë i një personi brenda një valixheje në Athinë 8 Nëntor 2026, 21:2921:29Rajoni dhe Bota