Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të zbulojë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në bisedimet me Iranin, por ka lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të madh ushtarak. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet se çfarë do të ndodhë pas raundit të fundit të negociatave me Teheranin, të cilin më herët e kishte cilësuar si “shansin e fundit” të Iranit për të shmangur një veprim të mundshëm ushtarak. “Do ta merrni vesh”, u përgjigj Trump. I pyetur nëse një “përshkallëzim masiv” ndaj Iranit vazhdon të jetë një opsion, presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e kanë kapacitetin për ta ndërmarrë një veprim të tillë nëse ai vendos ta bëjë.
“Ne e kemi atë mundësi nëse duam ta bëjmë”, tha Trump, duke shtuar: “Po, do ta merrni vesh”. Trump nuk dha detaje se çfarë lloj veprimi ushtarak mund të ndërmerret dhe nuk konfirmoi nëse ndonjë operacion i ri është autorizuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Donald Trump SHBA

