Lajme Zone
Trump në darkën e korrespondentëve, mes batutave dhe fyerjeve! 'Ngrin' sallën: Synimi im është të kandidoj për një mandat të tretë
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Trump në darkën e korrespondentëve, mes batutave dhe fyerjeve! 'Ngrin' sallën: Synimi im është të kandidoj për një mandat të tretë

Donald Trump, në mënyrë të papritur, vendosi kapelen e kuqe me mbishkrimin "Trump 2028".

Donald Trump, në mënyrë të papritur, vendosi kapelen e kuqe me mbishkrimin "Trump 2028". "Ky është synimi im. Dhe ky është... synimi im për një mandat të tretë si president i Shteteve të Bashkuara. Do ta bëjmë. Do të argëtohemi pak. Kam fituar. Kam fituar tre herë. Tani do ta bëj sërish", tha manjati amerikan në fund të fjalimit të tij, që zgjati pak më shumë se një orë, gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. LEXO edhe...Trump fyen ajatollahët dhe shqyrton një tjetër përshkallëzim ushtarak kundër Iranit "Do ta bëj. Duhet të jetë e lehtë", shtoi Trump, ndërsa salla u mbulua papritur nga heshtja. "Po bëhem shumë i zoti në garat për presidencën. Do të keni kohë të flisni për këtë. E dini, është interesante kur rikthehesh dhe bën një punë të mirë, siç kemi bërë ne. Sepse situata është vërtet shumë e keqe. Por, duke folur seriozisht, dua t'ju falënderoj edhe një herë të gjithëve. Ishte një mbrëmje interesante." Pak më vonë, në sallë u dëgjuan notat e këngës "YMCA", një prej këngëve të tij të preferuara, me të cilën Trump shoqëroi edhe vallëzimin e tij karakteristik. lajm në përditësim... /Corriere della Sera/ K.M/ReportTv.al SHBA donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 65.3% Jo 28.4% Nuk e di 6.3% Vota total: 1520 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?